30 milion euro për Reiner, shpërthen trajneri i Flamengos

schedule17:54 - 20 Janar, 2020

schedule 17:54 - 20 Janar, 2020

Është zbuluar dhe shuma e paguar nga Real Madrid për firmën e talentit Reiner. Në arkat e Flamengos, kanë shkuar vetëm 30 milion euro për kartonin e një prej talenteve më të kërkuar në botë. Trajneri i Flamengos, Jorge Jesus, është i acaruar me drejtuesit e klubit për këtë transferim.

Sipas strategut të njohur, kjo shumë është qesharake dhe drejtuesit e Flamengos nuk dinë t’i vlerësojnë yjet e tyre. “30 milion euro për Reiner është absurde. Kam promovuar lojtarë te Flamengo, 16, 17, 18 vjeçarë.

I aktivizoj në ndeshje, rriten si futbollistë dhe tregojnë vlerat e tyre. Reiner 18 vjeç, do të transferohet te një nga skuadrat më të mëdha në botë. Nuk mund të shitet vetëm 30 milion euro, te Flamengo nuk u kanë vlerësuar asetet e tyre”, tha mes të tjerash trajneri Jesus. Dhe tashmë, polemikat kanë nisur mes tij dhe drejtuesve të klubit, që i kanë hequr nga grupi i futbollistëve ndoshta lojtarin më të mirë të skuadrës./abcnews.al