30 miliardë $ shitje në një ditë

schedule08:42 - 15 Nëntor, 2018

schedule 08:42 - 15 Nëntor, 2018

Alibaba faturon 30.8 mld $ në 24 orë. Rekordi botëror është shënuar në 11 Nëntor, ditën e uljeve të çmimeve për gjigandin e blerjeve online. Me të drejtë është quajtur dita më e shfrenuar e shoppingut botëror, ku u numëruan mbi një miliard porosi. Entuziazëm i jashtëzakonshëm për krerët e kompanisë që u krijua vetëm 10 vjet më parë. Administratori i deleguar, Daniel Zhang, ka thënë së në 11 Nëntor ekonomia kineze tregoi pushtetin e saj.

Sipas ekspertëve, Alibaba ka kaluar veten çdo vit, madje në këtë nëntor u verifkua edhe rritja më e ulët, prej vetëm 27%, ndërkohë që vitet e kaluara rritja vjetore tejkalonte 40%. Kinezët kanë blerë gjithçka, duke qenë se në dispozicion janë jo pak por 180 mijë marka, të një shumëllojshmërie të pazakontë, duke nisur nga çdo gjë për shtëpinë, elektronikë, teknologji, veshje, kozmetikë, ushqime. Kështu Alibaba vërtetoi edhe njëherë se është një kompani e-comerce e pakonkurrueshme dhe tashmë një makinë parash, por edhe një tregues i fortë i fuqisë ekonomike të Kinës, e cila konfirmoi plotësisht se pasuria me e madhe e saj javë vetë kinezët, pra konsumatori.

Klan Plus

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!