30 mijë lekë për çdo hektar grurë të mbjellë, ministrja e Bujqësisë: 740 aplikime në 24 orë

schedule10:32 - 2 Shtator, 2022

schedule 10:32 - 2 Shtator, 2022

Ministrja e Bujqësisë dhe Zhvillimit, Rural Frida Krifca deklaroi sot se 740 fermerë kanë aplikuar në ditën e parë të hapjes së aplikimeve për skemën e mbështetjes së grurit për një sipërfaqe prodhimi prej 1,225 hektarë me një angazhim të buxhetit të vënë në dispozicion që në ditën e parë të thirrjes, prej 20%.

Krifca shprehet në një postim në rrjetet sociale se qasja e fermerëve ndaj thirrjes së skemës mbështetëse të grurit, në 24 orët e para, ka qenë fantastike, duke kaluar edhe  parashikimet.

Ministrja deklaron se Fieri, Korça, Shkodra, Vlora janë qarqet me aplikimet më të larta deri tani.

Ndërsa vijojnë shpërndarjen e skemës kombëtare edhe për masat e tjera, Krifca falenderon fermerët për durimin ndërsa alokojnë fondet dhe që janë të vëmendshëm ndaj politikave të qeverisë.

“Faleminderit që e dëgjoni thirrjen tonë të re, mbështesni idetë tona dhe na jepni besim ashtu sikurse kanë bërë  35,000 fermerë që kanë marrë financim deri tani nga skema kombëtare e mbështetjes në tetë muajt e parë”, shprehet Krifca.

Ministrja  njofton fermerët se për çdo kërkesë dhe informacion, të telefonojnë në numrin pa pagesë 08008383 ose na shkruani në info@bujqësia.gov.al/

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!