Ish-e dashura e Novak Djokovic, Lidija Popovic, është rikthyer të flasë për lidhjen e tyre. Tashmë ajo është bërë një DJ me famë botërore dhe luan më së shumti në vendet aziatike. Bukuroshja ose Lady Lee siç njihet ndryshe me emrin e artit është shumë e zonja dhe fiton deri në 30.000 euro për një performancë.
“Novak ishte gjithmonë i vëmendshëm dhe i qeshur gjatë marrëdhënies sonë, por në atë kohë ai nuk kishte kaq shumë angazhime sa ka sot. Tani është mbart në shpinë një barrë të rëndë, pasi është i famshëm në të gjithë botën. Ai nuk ishte aspak i keq, por një zotëri i vërtetë, të paktën kështu e kujtoj unë”, deklaron Lidija për mediat serbe.
33-vjeçari ka qenë i lidhur vite më parë me DJ dhe më pas u njoh me Jelena Ristic në vitin 2014. Ajo është dhe bashkëshortja e tij, me të cilin numri 1 në botë i tenisit ka dhe dy fëmijë, një djalë dhe një vajzë. /abcnews.al