30 korriku, si lindi Dita Botërore e Miqësisë

schedule11:00 - 30 Korrik, 2020

schedule 11:00 - 30 Korrik, 2020

Jo të gjithë e dinë, por sot është Dita Botërore e Miqësisë. Pavarësisht se festohet në ditë të ndryshme në vende të ndryshme, zyrtarisht festimi i saj daton më 30 korrik.

Kjo datë u zgjodh nga OKB që prej vitit 1958. Fillimisht u përdor për qëllime biznesi, lidhur me industrinë  e prodhimit të kartolinave, me qëllim shitjen e tyre.

Pavarësisht se atëherë u cilësua si “mashtrim marketingu”, kartolinat apo lulet vazhdojnë të mbeten një traditë popullore.

Dita Botërore e Miqësisë konsiderohet edhe si momenti ku duhet të falënderoni miqtë që keni pranë, t’i vlerësoni ata dhe të shprehni se sa me fat jeni që i keni./abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!