30% e punonjësve shëndetësorë janë vaksinuar kundër Covid-19 në Japoni

schedule11:29 - 19 Maj, 2021

schedule 11:29 - 19 Maj, 2021

Më pak se 30% e punonjësve shëndetësorë në Japoni janë vaksinuar kundër COVID-19 në qytetet kryesore vetëm 65 ditë para fillimit të Lojërave Olimpike të Tokios. Shifrat e publikuara  këtë javë tregojnë se tre muaj pas fillimit të fushatës së vaksinimit në vend, më pak se 30% e të gjithë punonjësve shëndetësorë janë vaksinuar plotësisht.

Situata është më shqetësuese në kryeqytetin e Tokios, i cili do të organizojë Lojërat Olimpike dhe në qytete të tjera me popullsi të madhe ku sipas të dhënave përqindja e punonjësve shëndetësorë të vaksinuar plotësisht është më pak se 30%.

Ritmi i ngadaltë i vaksinimit të mjekëve dhe infermierëve është një nga ankesat e shoqatës së mjekëve në vend që kërkojnë anulimin e Lojërave Olimpike ndërsa vendi po lufton për të ndaluar pandeminë e koronavirusit.

Qeveria synon të vaksinojë më shumë se 36 milion njerëz mbi moshën 65 vjeç deri në fund të korrikut. Për ta arritur këtë, qeveria shpreson të vaksinojë rreth një milion persona në ditë. Deri më tani, vetëm 3.7% e popullsisë së Japonisë prej 126 milion është vaksinuar me të paktën  një dozë- shkalla më e ngadaltë e vaksinimit midis vendeve të pasura.

Problemi u vu re fillimisht në furnizimin e kufizuar të vaksinës Pfizer – i vetmi i aprovuar nga rregullatorët e vendit deri më tani. Qeveria pritet të miratojë vaksinën Moderna këtë javë, gjithashtu ka marrë në konsideratë edhe miratimin e  AstraZeneca./abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!