3 zakonet e njerëzve që janë të aftë të marrin vendime të mëdha

schedule19:37 - 1 Korrik, 2022

schedule 19:37 - 1 Korrik, 2022

Shumica e njerëzve frikësohen nga ideja për të marrë vendime të mëdha, por ka njerëz që janë në gjendje të menaxhojnë me lehtësi çdo ndryshim në jetën e tyre. Sipas trajneres së jetës, Susie Moore, njerëzit që janë të aftë të marrin vendime të mëdha kanë 3 zakone të përbashkëta.

Ata kanë synime specifike për të ardhmen

Presupozohet se e dimë se çfarë saktësisht duam të bëjmë duke vendosur qëllime të qarta. Një mënyrë e thjeshtë për ta arritur këtë është të mendoni për planet tuaja të së ardhmes, duke vjedhur 5 minuta nga mëngjesi.

Ata nuk tërhiqen

Këta njerëz janë të përkushtuar ndaj asaj që duan të arrijnë dhe nuk tërhiqen. Kur bëhet fjalë për një vendim jetësor, sekreti është të përqendrohemi tek ai derisa të arrijmë ta realizojmë. Suksesi i vërtetë është rezultat i përkushtimit dhe fokusit, ndërsa të menduarit e tepërt nuk lejohet.

Ata i kthejnë zakonet e përditshme në qëllime afatgjata

Njerëzit më të pasur në planet janë vazhdimisht në një proces të të mësuarit të gjërave të reja dhe sigurohen që ta përdorin kohën e tyre siç duhet. Përpiquni ta kaloni kohën tuaj të lirë në gjëra që rrisin produktivitetin tuaj dhe kufizoni kohën që kaloni në internet. /abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!