3 zakonet e “mira” që shkaktojnë akne

schedule19:15 - 13 Mars, 2022

schedule 19:15 - 13 Mars, 2022

Aknet që shfaqen kur yndyra dhe qelizat e vdekura bllokojnë poret e lëkurës. Edhe pse në shumicën e rasteve ka shkaqe hormonale, puçrrat e bezdisshme nuk vijnë për shkak të hormoneve tona apo zakoneve të të ngrënit. Mund të shkaktohen dhe prej këtyre zakoneve të mira për lëkurën.

Eksfolimi

Është e nevojshme heqja e qelizave të vdekura nga shtresa sipërfaqësore e lëkurës, por kur bëhet shpesh, shkakton acarim dhe inflamacion të lëkurës dhe në mënyrë të pashmangshme çon në tharje. Për të kompensuar mungesën e hidratimit, prodhohet një sasi më e madhe e vajrave natyralë (sebum) dhe kështu ka shumë mundësi që të shfaqen puçrrat.

Joga

Dysheku që përdorim në joga mund të mbajë djersën e mbetur, papastërtitë dhe yndyrën që bllokojnë poret e lëkurës. Nëse ndonjë nga pozicionet e jogës kërkon që personi të bjerë në kontakt të drejtpërdrejtë me dyshekun, është e mundur të bëhet një puçërr e bezdisshme menjëherë.

Stilimi i flokëve

Nëse folikulat e qimeve bllokohen nga produktet e stilimit dhe ndodh inflamacioni lokal, ka më shumë gjasa që të shfaqen puçrra në ballë. Produktet që përmbajnë silikone, sulfate dhe vajra zakonisht bllokojnë shumë baktere dhe kështu krijojnë kushtet e duhura për të shkaktuar shpërthime të akneve. /abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!