Një ngjarje e rëndë ka ndodhur në Sestri Levante të Genova-s në Itali. Mediat raportojnë se një 3-vjeçare shqiptare ka rënë nga kati i tretë i pallatit dhe ka pësuar lëndime në trup.
Vogëlushja ka rënë në ballkonin e katit të parë, dhe kjo i ka shpëtuar asaj jetën.
Ajo ka mbetur pa frymë, por fatmirësisht u dërgua shpejt me helikopter drejt spitalit. Nën kujdesin dhe punën intensive të mjekëve, vajza filloi përsëri të marrë frymë.
Në momentin e ngjarjes e vogla ishte në shtëpi me vëllain 5-vjeçar dhe një kushëri 13-vjeçar.
Sipas rrëfimit të kushëririt, tre fëmijët ishin duke luajtur kur vajza e vogël u ngjit në një karrige dhe më pas ra.
Karabinierët sqaruan se tre fëmijët kishin mbetur vetëm pasi tezja e tyre ishte larguar kishte dalë për të kryer një punë. /abcnews.al