3 persona kanë humbur jetën dhe një rezulton i zhdukur, si pasojë e përmbytjeve që kanë përfshirë Haitin. Ekipet e kërkim-shpëtimit të hënën kanë filluar evakuimin e njerëzve në zonat me të rrezikuara pasi mijëra shtëpi u përmbytën dhe rreth 2,500 familje u zhvendosën.
Haiti është një vend që goditet shpesh nga fatkeqësitë natyrore. Zonat më të rrezikuara nga përmbytjet shpesh janë komunitetet e varfra.
Rreth 300,000 kanë humbur jetën pasi një tërmet goditi vendin në 2010 dhe më shumë se 2,000 vdiqën vitin e kaluar në një tërmet në gadishullin jugor të vendit.
/abcnews.al