3 ushqime që duhet të shmangni nëse keni lëkurë të yndyrshme

schedule13:39 - 17 Maj, 2021

schedule 13:39 - 17 Maj, 2021

Disa njerëz kanë lëkurë të yndyrshme dhe zgjidhja për ta janë zakonisht produktet e specializuara të kujdesit për lëkurën. Krahas këtyre, ka disa ushqime që mund t’ju ndihmojnë për të shmangur këtë shqetësim.

Ushqimet me një indeks të lartë glicemik

Konsumimi i tepërt i ushqimeve me indeks të lartë glicemik ose ngarkesë të lartë glicemike është një faktor kryesor në zhvillimin ose ashpërsinë e akneve. Glukoza e gjakut dhe insulina mund të ndikojnë në lëkurë duke rritur sheqerin që shkakton çlirimin e insulinës. Më pas stimulon prodhimin e androgjeneve që mund të çojnë në prodhim më të lartë të sebumit në lëkurë dhe aknet.

Bulmeti

Ngjashëm me ushqimet me një indeks të lartë glicemik, aminoacidet që gjenden në qumësht mund të nxisin lirimin e insulinës. Një studim zbuloi se konsumimi i 1 gote ose më shumë qumësht në ditë shoqërohej me një rrezik më të lartë të shfaqjes së akneve krahasuar me ata që nuk e pinin qumështin.

Disa yndyrna bimore

Në dietën perëndimore, raporti i acideve yndyrore omega-6 me omega-3 është shumë më i lartë sesa në dietat jo-perëndimore. Acidet yndyrore Omega-6 mund të përfshihen në proceset pro-inflamatore në trup dhe shoqërohen me zhvillimin e akneve. Sigurisht, kjo nuk do të thotë që vajrat me një përmbajtje të lartë omega-6, si shumica e vajrave bimorë, janë jo të shëndetshëm. Është e drejtë të ekuilibrosh raportin midis të dyve. /abcnews.al