Policia dhe autoritetet shëndetësorë kanë njoftuar se tre imigrantë , dy burra dhe një grua vdiqën nga shpërthimi i një zjarri në një varkë me të cilën po lundronin rreth 20 persona afër bregdetit jugor të Italisë.
Autoritetet shëndetësore në qytetin bregdetar të Crotone njoftuan se pesë imigrantë kanë mbetur të lënduar nga zjarri, dy prej tyre ndodhen në gjendje të rëndë.
Shefi i policisë, Emilio Fiora, njoftoi se dy policë janë lënduar gjatë përpjekjeve për të shpëtuar migrantët. Fiora gjithashtu bëri të ditur se është duke vazhduar operacioni i kërkim-shpëtimit.
Italia është parë si rrugë kryesore për të hyrë në Europë nga mijëra azilkërkues.
Deri më tani rreth 18 mijë imigrantë kanë mbërritur në brigjet e Italisë, sipas të dhënave zyrtare të Ministrisë së Brendshme. Për të njëjtën periudhë të vitit të kaluar, numri i migrantëve ishte 4,900./abcnews.al