3 shenjat me fat të kësaj jave

schedule10:10 - 8 Dhjetor, 2022

schedule 10:10 - 8 Dhjetor, 2022

Kjo javë do na mësoj të fokusohemi. Ka shumë për të përpunuar dhe marrë parasysh këtë javë – si në aspektin profesional ashtu edhe personal. Lajmi i mirë është se tre shenja do të kalojnë një kohë të mirë, falë aftësisë së tyre për të jetuar të tashmen.

Dashi

Një bisedë e rëndësishme që keni dashur të bëni prej kohësh mund të dalë në pah – veçanërisht gjatë Hënës së Plotë te Binjakët më 8/12, keni shumë shanse të kuptoni më qartë gjërat që ju duken të pakuptueshme dhe të fitoni edhe në mosmarrëveshjet që dukeshin të vështira. Megjithatë, duhet të mbani mend se ata që ju rrethojnë nuk ju “ kanë borxh ”, ndaj mos shkoni për një debat që në bisedën e parë.

Binjakët

Më në fund gjërat po bien në vend dhe kjo është diçka që ju pëlqen kur kjo ndodh. Pavarësisht se sa “alien” jeni, ju jeni gjithmonë në kërkim të hapësirës tuaj të sigurt. Megjithatë, Hëna e Plotë në datën 8 të muajit do të jetë në shenjën kjo ju bën të jeni dyshues. Mundohuni të shmangni thashethemet dhe komentet, në mënyrë që të mos i hidhni benzinë ​​zjarrit, të cilin më vonë nuk do ta shuani lehtë.

 

Bricjapi

Mund të ketë një shqetësim këtë javë, pasi mendimet më të thella do të dalin në pah dhe do të ndodhin ndryshime të papritura. Megjithatë, në krahun tuaj do të keni njerëz që kujdesen për ju dhe tek të cilët mund të mbështeteni. Në të njëjtën kohë, sharmi juaj “godet”, dhe një njohje interesante është afër. Vetëbesimi juaj ju jep dorën e sipërme në fushën e dashurisë./abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!