3 shenja që tregojnë se seksi ishte i mrekullueshëm

schedule14:00 - 30 Mars, 2022

schedule 14:00 - 30 Mars, 2022

Seksi është shumë i rëndësishëm në një marrëdhënie. Ky akt shumë intim arrin kulmin vetëm kur të dy partnerët e shijojnë momentin në maksimum. 3 shenjat e mëposhtme tregojnë se seksi ishte i mrekullueshëm.

Nuk ju intereson pamja gjatë seksit

Të bësh dashuri është një moment pasionant gjatë të cilit, për ta shijuar në maksimum kënaqemi plotësisht me ndjenjat. Në ato momente nuk ka rëndësi se si dukemi, se si janë flokët dhe nëse kemi celulit. Nëse e keni identifikuar veten në një situatë si kjo, dijeni se keni seks perfekt.

Ju mund t’i tregoni partnerit tuaj se çfarë dëshironi saktësisht

Seksi është shumë individual dhe secili prej nesh ka dëshira dhe nevoja të ndryshme. Kjo është arsyeja pse seksi i përsosur garantohet nga komunikimi i mirë mes partnerëve. Nëse nuk hezitoni ta drejtoni partnerin në ‘rrugën e duhur’ ose nuk e keni problem të këshilloni se si të kryeni lëvizjet tuaja të preferuara gjatë seksit, atëherë do të keni seks të mrekullueshëm.

Ndiheni të relaksuar dhe të lumtur pas seksit

Është vërtetuar se marrëdhëniet seksuale ndikojnë në punën e trurit dhe në sekretimin e hormoneve të lumturisë dhe kënaqësisë. Megjithatë, kjo vlen vetëm për seksin pasionant. Nëse nuk mund ta heqësh buzëqeshjen nga fytyra pas seksit, keni përjetuar seksin e përsosur. /abcnews.al