Finlandezët u votuan edhe një herë si njerëzit më të lumtur sipas Indeksit të Lumturisë së OKB-së. Por cili është sekreti i tyre për të qenë më të lumturit në mbarë globin? Siç duket qëndrimi i tyre ndaj jetës është ai që i bën të lumtur dhe në fakt ka disa fraza finlandeze që disi shpjegojnë përqindjet.
Për të pestin vit radhazi, sipas Raportit të fundit të Kombeve të Bashkuara për Lumturinë Botërore, ata renditen si njerëzit më të lumtur krahasuar me 149 vendet e tjera të anketuara. Rezultatet bazohen në disa pyetësorë të përgjigjur prej tyre, pyetje në lidhje me mirëqenien sociale, lirinë dhe bujarinë.
Përveç privilegjeve që kanë si popull – si programet e mbështetjes sociale të vendit, arsimi i lartë dhe shëndetësia falas – finlandezët kanë disa fjalë unike në gjuhën e tyre, të cilat mund të shpjegojnë qëndrimin e tyre ndaj lumturisë.
Sisu
Koncepti “sisu” mund të përkthehet përafërsisht si “një kombinim i vendosmërisë, këmbënguljes dhe guximit”, dhe sipas finlandezëve, ai mund të jetë çelësi i jetës, dashurisë dhe suksesit. Sisu kontribuon në mirëqenien fizike dhe mendore dhe të ndihmon të komunikosh me partnerin, anëtarët e familjes dhe kolegët.
Finlandezët besojnë se mund t’i rritni fëmijët tuaj që të kenë sisu. Gjithashtu mund ta përdorni sisu si bazë për të udhëhequr një jetë aktive dhe të shëndetshme, mund ta shfrytëzoni atë për të përparuar drejt qëllimeve tuaja dhe madje mund t’ju ndihmojë të gjeni lumturinë.
Kalsarikännit
Një tjetër fjalë e çuditshme e finlandezëve është “Kalsarikännit”. Kjo fjalë është në thelb një mënyrë jetese dhe në veçanti ka të bëjë me lirinë e njerëzve për të qëndruar në shtëpi – me vullnetin e tyre të lirë – dhe për t’u argëtuar brenda, ndoshta duke pirë deri në mëngjes me pizhame apo me të brendshme.
Kjo fjalë, sipas stylist.co.uk, mori një kuptim të ri me bllokimin, kur karantina bëri që të kalonin më shumë kohë në shtëpi. Megjithatë dhe me saunat – një element kryesor në kulturën e tyre – finlandezët ndoshta kanë më shumë justifikime se shumica për t’u qëndruar në shtëpi.
Talkoot
Talkoot përdoret për të përshkruar “një ngjarje ku fqinjët, fshatarët ose kolegët mblidhen së bashku për të ndihmuar në kryerjen e një pune të madhe”. Kjo mund të përfshijë gjithçka si për shembull pastrimi i zonës përreth një kompleksi apartamentesh deri te mbajtja e një festivali bamirësie.
Në të vërtetë, çdo korrik, një festival vjetor i quajtur Ilosaarirock zhvillohet në qytetin Joensuu në Finlandën lindore. Festimet e mëdha si kjo bazohen në traditën e bisedimeve për t’i bashkuar njerëzit dhe për t’i bërë ata të buzëqeshin. /abcnews.al

