3 rregulla bazë për lëkurë rinore dhe me shkëlqim

schedule13:31 - 7 Dhjetor, 2021

schedule 13:31 - 7 Dhjetor, 2021

Kujdesi ditor është A dhe Z për një fytyrë të freskët dhe me shkëlqim. Pra, për të pasur një lëkurë të freskët çdo ditë, duhet të ndiqni 3 hapa të thjeshtë në rutinën tuaj të bukurisë. Sidomos pak para festave, bëni dhuratën më të mirë për veten dhe lëkurën tuaj.

Pastrimi

Pastrimi është hapi i parë i rëndësishëm që duhet të përfshijë rutina juaj e bukurisë. Zbuloni locionin ideal për lëkurën dhe pastroni fytyrën tuaj me lëvizje të buta rrethore.

Eksfolimi

Eksfolimi është një procedurë që duhet ta kryeni të paktën një herë në muaj. Largon qelizat e vdekura dhe ndihmon në absorbimin më të mirë të hidratuesit tuaj. Aplikoni një scrub eksfoliues një herë në javë dhe gradualisht do të shihni një ndryshim. Kini kujdes të mos bëni eksfolim shumë shpesh, pasi lëkura juaj do të jetë më e ekspozuar ndaj mikrobeve.

Hidratimi

Kremi hidratues nuk duhet t’i mungojë rutinës tuaj në mëngjes dhe në mbrëmje. Është produkti që nuk do ta lini asnjë moment, pasi ju ofron mbrojtjen dhe kujdesin që ju nevojitet. /abcnews.al

 

 

 

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!