3 receta për smoothie të shëndetshme jeshile që do të ndryshojnë mëngjeset tona

schedule11:16 - 11 Janar, 2022

schedule 11:16 - 11 Janar, 2022

Me ardhjen e Vitit të Ri, kujdesi ndaj vetes shtohet edhe më shumë. Mënyra kryesore është duke i kushtuar më shumë rëndësi ushqimeve.

Një zgjidhje është duke vendosur disa lloje të ndryshme smoothie në dietën tonë. Ato që rekomandohen janë smoothie me ngjyrë jeshile, të cilat janë jashtëzakonisht të njohura, pasi ndër të tjera ofrojnë lëndë ushqyese bazë. Këto pije përbëhen nga fruta dhe perime dhe kanë një përmbajtje të lartë të antioksidantëve dhe vitaminave.

Tre prej tyre jua sjellim më poshtë, në mënyrë që të keni mundësi t’i përgatisni vetë në shtëpi.

Smoothie super jeshile/139 kalori

Duke pirë këtë smoothie të shëndetshëm jeshil në mëngjes, do të merrni edhe shumë lëndë ushqyese. Kastraveci, spinaqi dhe kivi janë një kombinim i shkëlqyer, ndërsa avokado krijon një kombimin të këndshëm.

Materialet për një person:
¼ kastravec i qëruar dhe i prerë në copa
spinaq
¼ avokado të qëruar dhe prerë në copa
lëng limoni

1 kivi i madh

Mënyra:
Hidhni në blender kastravecin, spinaqin, avokadon dhe lëngjet dhe i rrahim derisa të jenë të lëmuara. Sipas dëshirës hollohet me pak ujë dhe është gati me pak kalori.

Smoothie me perime/223 kalori

Ky smoothie është një zgjedhje e shkëlqyer për t’u ngrënë si vakt i vogël, pasi përmban spinaq, lakër jeshile, banane dhe tërshërë. Është i pasur me shije dhe plot lëndë ushqyese.

Përbërësit për 2 persona:
një grusht i madh spinaq

një grusht i madh lakër jeshile

1 banane e madhe
1-2 lugë gjëlle mjaltë
150 ml qumësht tërshërë (ose qumësht tjetër vegjetal)
3 lugë gjëlle me tërshërë
1 lugë me fara liri për servirje

Ekzekutimi:
Hidhini të gjithë përbërësit përveç kubeve të akullit në një blender dhe rrihni derisa të bëhet një masë homogjene. Nëse përzierja është shumë e trashë, shtoni pak qumësht shtesë tërshërë. Shërbejeni në dy gota me akull dhe shijojeni menjëherë.

Smoothie me nenexhik dhe kastravec / 75 kalori
Ky është një smoothie i freskët dhe i shëndetshëm. Mos e përzieni shumë kivin, pasi sa më shumë të përzihet aq më shumë farat e tij fillojnë të kenë shije speci.

Përbërësit për 4 persona:
150 gr. kastravec i prere ne copa te medha
2 kivi te pjekura, te qeruara dhe te grira
150 ml leng molle
2 luge mjalte, shtoni me shume nese deshironi shije me te embel
1 banane e madhe e pjekur
nje grusht gjethe menteje

Ekzekutimi:
Hidhini të gjithë përbërësit, përveç kivit, në një blender dhe rrihni mirë derisa të bëhet një masë homogjene. Më pas shtoni kivin dhe rrihni edhe për disa sekonda. Më pas hidheni përzierjen në gota dhe pijeni menjëherë./abcnews.al

 

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!