3 pushues rrezikuan jetën në Shëngjin, një arbitër i Kategorisë së Parë hero

schedule17:19 - 6 Gusht, 2021

schedule 17:19 - 6 Gusht, 2021

Një ditë më parë, në plazhin e Shëngjinit u regjistrua një rast për t’u duartrokitur. Pushuesit ndihmuan vrojtuesit e plazhit të shpëtonin tre pushues nga Ferizaj i Kosovës, ndërkohë që mes vrojtuesve të plazhit ishte edhe arbitri Bekris Dragusha, i cili gjykon ndeshje të Kategorisë së Parë.

“Një akt heroik kane kryer sot Vrojtuesit e Plazhit në Shëngjin. Lucciano Marku dhe Bekris Dragusha me shumë guxim kanë shmangur një tragjedi të vërtetë. Tre pjesëtarë të një familje nga Ferizaj i Kosovës, babai dhe dy vajzat e tij adoleshente kane rrezikuar jetën.

Në momentin kur 3 të rrezikuarit po luftonin me rrymat e krijuara nga dallgët e mëdha, me shumë profesionalizëm Luçiano dhe Bekrisi kanë ndërhyrë dhe i kanë transportuar të rrezikuarit më në thellësi, deri në kufirin e lejuar për notim.

Djemtë tregojnë se kanë zgjidhur tapat kufizuese dhe kanë ndihmuar të rrezikuarit të mbahen në to. Me udhëzimet e Vrojtuesve, stafi i sigurisë së Princ Adriatik Resort, të ndihmuar edhe nga pushuesit, janë lidhur dorë më dore për t’i kaluar atyre litarin e rulit statik të Vrojtuesit.

Fale Zotit të 3 të rrezikuarit janë nxjerrë në breg dhe gëzojnë shëndet të plotë. Vrojtuesit e plazhit shpëtojnë jetë! Frekuentoni plazhet me vrojtues”, shkruan Federata Shqiptare “Vrojtuesit e Plazhit dhe Shpëtimit në Ujë”. /abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!