Çdo sezon ka disa ngjyra që përcaktojnë tendencat më të reja. Fillimi i vjeshtës bën të fokusohemi te ngjyrat që bëjnë diferencën, jo vetëm sepse janë një trend por edhe se kanë diçka të veçantë.
Kafja është ngjyra protagoniste e sezonit të ri por disa nuanca të tjera do të ndriçojnë stilin tonë. Portokallia është ngjyra e vjeshtës por nuanca e tullës, është ajo që do të na bëjë për vete këtë herë.
Një tjetër ngjyrë është e gjelbra, të cilën e pamë në pasarelat e Saint Laurent, Blumarine dhe Dolce & Gabbana. Dhe nuancën kobalt blu e pamë te Balenciaga, Blumarine dhe Iris Van Herpen, ndërkohë që tashmë është pjesë dhe e stilit të rrugës.
/abcnews.al