Liverpool mund të mbetet jashtë Champions League, pas barazimit të sotëm kundër Newcastle, ndërkohë që zemërata e tifozëve është shtuar edhe më shumë kur mësuan se pronarët e klubit të tyre u përfshinë në krijimin e European Super League.
Fenway Sports Group janë në një pozicion të vështirë, pasi tifozët po protestojnë për largimin e tyre. Pronari John Henry u kërkoi falje fansave, por ata akoma janë të zhgënjyer prej tij dhe drejtuesve të tjerë.
“Mirror” ndërkohë raporton se para pak kohësh Fenway Sports Group ka refuzuar në ofertë për shitjen e klubit, që kapte shifrën e 3 miliard sterlinash. Liverpool nuk po kalon një moment të mirë në aspektin financiar, teksa ka pësuar një humbje prej 120 milion sterlinash.
FSG ka paguar për Liverpool 300 milion sterlina kur e bleu në vitin 2010, ndërkohë që rikthyen titullin kampion pas 30 vitesh si dhe fituan Champions League. Së fundmi FSG kanë shitur 10 për qind të aksioneve, me kompaninë RedBird Capital që pagoi 543 milion sterlina.
Më herët pronarët e Liverpool kishin tentuar të rrisnin edhe çmimet e biletave, çka ishte kundërshtuar nga tifozët dhe më pas FSG kishte ndryshuar mendim. Këtë herë “molla e sherrit” ishte European Super League dhe pronat e Liverpool bënë prapakthehu, ndërkohë që tani mendohet se po mendojnë edhe shitjen e klubit. /abcnews.al


