Ditët e nxehta të verës mund të jenë të mrekullueshme kur jeni në plazh ose në një shtëpi të freskët por kur jeni në kushtet ku nxehtësia vështirëson jetën e përditshme, keni nevojë për mënyra të thjeshta për t’u freskuar. Këto janë disa këshilla për të ulur temperaturën e trupit por dhe të dhomës.
Ujë të ftohtë tek kyçet e dorës
Vetëm duke lagur kyçet e dorës me ujë të ftohtë do të ndiheni shumë më mirë. Pikat e pulsit arterial janë zonat ku enët e gjakut vijnë më afër sipërfaqes së lëkurës. Mund të vendosni gjithashtu nëse vendosni kompresa të ftohta në qafë, në pjesën e bërrylave apo prapa gjunjëve për disa sekonda. Kjo ul temperaturën e trupit për pak kohë.
Përdorni nenexhik
Dihet që nenexhiku, ndër vetitë e tjera, siguron një ndjenjë freskie në lëkurë dhe përdoret për djegiet e lehta dhe acarimet e lëkurës. Vaji esencial i mentes mund t’ju ndihmojë të luftoni vapën. Përmban mentol, një substancë që aktivizon receptorët nervorë që janë të ndjeshëm ndaj të ftohtit. Aplikoni disa pika vaj në qafë dhe masazhojeni pasi do t’ju bëjë të ndiheni më rehat.
Konsumoni fruta me përmbajtje të lartë uji
Ndonjëherë kur është shumë nxehtë, nuk kemi oreks. Por të hash edhe një sasi të vogël çdo disa orë është një mënyrë e mirë për të ruajtur nivelin e energjisë dhe shmangur dehidratimin. Një zgjedhje e mirë janë frutat dhe perimet si shalqiri, pjepri dhe kastraveci. /abcnews.al

