3 mënyra për të mësuar të dëgjoni më mirë të tjerët

schedule15:21 - 5 Qershor, 2022

schedule 15:21 - 5 Qershor, 2022

Të dish të dëgjosh mirë të tjerët është një nga aftësitë më të rëndësishme që padyshim përmirëson marrëdhëniet në jetën tënde. Nëse vazhdoni të flisni dhe të shprehni mendimin tuaj pa dëgjuar, atëherë komunikimi ndoshta është i njëanshëm dhe nuk përfundon askund.

Sa mirë dhe shpesh i dëgjoni të tjerët është karakteristikë e liderëve të vërtetë pasi tregon një IQ të lartë. Dëgjuesit e mirë në përgjithësi kanë performancë më të mirë në punë, sipas hulumtimeve amerikane, ndërsa shfaqin nivele më të larta të mirëqenies dhe bëjnë marrëdhënie më kuptimplote.

Ata janë gjithashtu emocionalisht më të zgjuar dhe më empatikë. Pra, nëse doni të imitoni dëgjuesit e mirë, mund të përpiqeni të flisni më pak dhe të dëgjoni më shumë.

Sipas ekspertëve, nëse keni vështirësi në aplikim, është mirë të provoni mënyrat e mëposhtme.

  1. Kultivoni ndjeshmërinë tuaj

Mund të duket shumë teorike por është shumë e rëndësishme të mund të futesh në “këpucët” e tjetrit. Kur as nuk përpiqeni të futeni në pozicionin e tjetrit, përqendroheni vetëm te vetja, në mënyrë që të mos dëgjoni se çfarë kanë për t’ju thënë të tjerët.

Ju i vlerësoni më shumë fjalët tuaja dhe nëse doni të përpiqeni të ndryshoni, ia vlen përpjekja. Provojeni për fillim, për njerëzit afër jush dhe më pas filloni ta aplikoni për të tjerët.

  1. Përqendrohuni te vetëkontrolli

Nëse keni vështirësi në menaxhimin dhe kontrollin e emocioneve tuaja, ka më shumë gjasa që në bisedat me ata përreth jush të dëshironi të dëgjoni vetëm mendimin tuaj. Kultivimi i më shumë vetëkontrollit do t’ju ndihmojë në mënyrë të konsiderueshme të mësoni të dëgjoni të tjerët, duke lënë prapa për një kohë pozicionin tuaj.

Një mënyrë e mirë për ta bërë këtë është të prisni që bashkëbiseduesi juaj të përfundojë atë që ka për të thënë dhe të kalojnë 2-3 sekonda derisa të flisni dhe të rishprehni mendimin tuaj për diçka.

  1. Kushtojini vëmendjen e nevojshme

Edhe pse mund të keni ndërmend të dëgjoni bashkëbiseduesin tuaj, mund të mos jeni në gjendje të përqendroheni për shkak të stresit ose sepse ndoshta po bëni shumë gjëra në të njëjtën kohë. E keqja është se personi përballë, e kupton dhe ndihet keq, duke e ditur që nuk e dëgjon realisht.

Për të dëgjuar vërtet dikë, duhet t’i kushtoni një pjesë të kohës tuaj, veçanërisht nëse doni të krijoni një komunikim të thellë dhe kuptimplotë.

Arti i të folurit është i vlefshëm, por arti i të dëgjuarit është më i rëndësishmi nga të gjithë, sepse vetëm kështu do të jeni vërtet në gjendje të ndërtoni një themel të fortë në marrëdhënien tuaj në çdo fushë./abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!