Presidenti i Real Madrid, Florentino Perez ofron 3 lojtarë në këmbim të Pogba. Juventus tenton kapitenin e Ajaksit De Ligt. Presidenti i Real Madrid, Florentino Perez është gati për të bërë një revolucion në merkaton verore. Një ndër objektivat e madrilenëve është Pol Pogba por klauzola prej 150 mln euro nuk mund të paguhet nga madrilenët të cilët kanë një strategji tjetër për të nënshkruar me kampionin e botës me francez. Mediat spanjolle raportojnë se presidenti Perez është i gatshëm të ofrojë tre lojtarë në këmbim të Pogba. Bëhet fjalë për Gareth Bale, James Rodriguez dhe Kejlor Navas. Tashmë është në dorën e drejtuesve të klubit anglez nëse do të pranojnë ofertën e gjigandit spanjoll. Tre lojtaret e sipërpërmendur kanë fituar gjithçka me Realin por nuk kanë vend në formacionin e trajnerit Zidane.
Skuadra e Juentusit është gati për të ofruar plot 85 mln euro për shërbimet e mbrojtësit të Ajaksit, De Ligt. Kapiteni kampion në fuqi i Holandës kërkohet nga klubet më të mëdha në Evropë. Tërheqja e Barcelonës nga gara ka shërbyer si një asit për skuadrat e tjera e në veçanti për zonjën e vjetër të cilët janë në kërkim të një pasuesi të denjë për kapitenin Kelini. Në garë për De Ligt janë edhe skuadra si Bayern Mynih dhe Manchester United.
Antuan Grizman mban pezull të ardhmen e tij. Ish sulmuesi i Atletiko Madrid tha se do të vendos për ekipin ku do të transferohet kur të jetë koha e përshtatshme. Barcelona shihet prej kohësh si skuadra favorite për të nënshkruar me yllin francez por në garë është edhe PSG në Francë që është gati të bëjë çmenduria për ta pasur në skuadër kampionin e botës me Francën./ABC News Albania 24/7