3 klube italiane ofertë për sulmuesin e Interit

schedule12:13 - 24 Qershor, 2022

schedule 12:13 - 24 Qershor, 2022

Sulmuesi i Interit, Andrea Pinamonti, është objektiv transferimi për tre skuadra njëherësh nga kampionati italian. Sipas të dhënave të Calciomercato, lojtarin pretendojnë Monza, Atalanta dhe Fiorentina.

Më herët, CEO i Monzas, Adriano Galliani, konfirmoi ekzistencën e negociatave me Interin për transferimin e Pinamontit. Sulmuesi shënoi deri në 13 gola në Serie A sezonin e kaluar ndërsa ishte i huazuar te Empoli.

Fiorentina dhe Atalanta janë gjithashtu serioze për të konkurruar për sulmuesin. Pinamonti shihet prej tyre si një sulmues që me kalimin e kohës mund të arrijë një nivel të lartë. /abcnews.al/

Andrea Pinamonti joins Genoa | News