Federata Angleze është përqëndruar në hetimet e saj për mesfushorin e West Ham, Lucas Paueta në lidhje me tre ndeshje të veçanta ku ai është ndëshkuar me karton të verdhë.
“Daily Mail” zbulon se hetimi ka nisur 5 muaj më parë por në “lupë” është edhe sfida e këtij sezoni kundër Bournemouth 11 ditë më parë që u mbyll në barazim 1-1.
Hetimet në fjalë lidhen me baste të dyshuara nga lojtari, të cilin e ndalon rregullorja e Premier League ta bëjë një gjë të tillë ndërsa zhvillimet e fundit pothuajse kanë shkatërruar ëndrrën e brazilianit për një transferim të mundshëm te Mancehster City që kishte ofruar deri në 80 milionë euro.
Një tjetër ndeshje e dyshuar është edhe ajo e luajtur në uajin mars kundër Aston Villa. Gjithçka nisi pasi një numër kompanish braziliane sinjalizuan baste të çuditshme në lidhje me Paqueta dhe më pas Federata Angleze vendosi të niste hetimet.