3 hapa të thjeshtë për flokë të bukur dhe të pastër

schedule14:33 - 22 Janar, 2021

schedule 14:33 - 22 Janar, 2021

A dini vërtet si t’i lani flokët? Mund t’ju duket qesharake por pasi të lexoni këtë artikull mund të mendoni të kundërtën. Larja e duhur e flokëve nuk ka të bëjë vetëm me zgjedhjen e shampos së duhur por dhe me aplikimin e duhur.  Siç shpjegon Raquel Moreno, një stilist flokësh, gabimi më i zakonshëm është aplikimi i shampos direkt në majë të kokës.

Një gabim tjetër i zakonshëm është sasia.  “Gjëja e duhur është ta hidhni në pëllëmbë të dorës për ta shpërndarë mirë dhe më pas ta aplikoni në tre zona, duke filluar nga kurora e kokës, më pas në zonën e qafës dhe rreth veshëve.“, shpjegon ai.  Hapi i tretë është shpërlarja e duhur në mënyrë që të largoni të gjithë shampon nga rrënjët deri tek skajet, shkruan abcnews.al.

Përveç këtyre tre rregullave, Moreno rekomandon që të riaplikoni shampon vetëm kur është e nevojshme. “Nëse krijohet shumë shkumë në aplikimin e parë, kjo do të thotë që flokët tuaj janë të pastër, kështu që nuk keni nevojë për dorën e dytë”, thekson ai. /abcnews.al