3 ditë pas masakrës me 4 viktima për shezlongët, policia zbarkon në Velipojë për lirimin e rërës së zaptuar

schedule11:19 - 30 Qershor, 2021

schedule 11:19 - 30 Qershor, 2021

Tre ditë pas masakrës në Velipojë ku 4 persona mbetën të vrarë më armë zjarri pas një sherri për shezlongët në bregdet, policia dhe grupe të NFSH kanë zbarkuar në këtë zonë për të liruar rërën e zaptuar nga bizneset pa leje.

Pas Durrësit, policia ka sekuestruar shezlongë e çadra të shumta në numër në Velipojë, që ishin vendosur në shkelje të ligjit nga ana e bizneseve.

Kujtojmë se në Velipojë pikërisht për shfrytëzimin e një zone më rërë për të vendosur shezlongët, nisi debati që çoi në vrasjen e 4 personave mes tyre edhe 20-vjeçari Musaen Zeneli, i cili po atë ditë kishte filluar punë si kamerier aty. Ngjarja tragjike ndodhi orët e para të mëngjesit të së shtunës. /abcnews.al/

 

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!