3 arsye pse kafeja shkakton përgjumje te disa njerëz

schedule16:51 - 31 Tetor, 2021

schedule 16:51 - 31 Tetor, 2021

Kafeja është një pije stimuluese më e njohur në botë dhe shumë njerëz e konsumojnë për t’u ndjerë më aktiv gjatë ditës. Megjithatë, ka njerëz që pretendojnë se kafeja nuk ka të njëjtin efekt tek ata. Por pse disa ndihen të përgjumur kur pinë kafe?

Kafeja është një pije diuretike

Duke qenë një pije diuretike do t’ju bëjë të urinoni shumë më tepër, gjë që mund të shkaktojë dehidrim dhe për rrjedhojë, ndiheni të lodhur. Nuk është kafeja drejtpërdrejt, por është një efekt i shkaktuar prej saj.

Trupi ka krijuar tolerancë

Sa më shumë pini, aq më shumë keni nevojë për të. Ndonjëherë, trupi bëhet plotësisht tolerant ndaj dozës që konsumoni zakonisht duke bërë që të ndjeni një lloj lodhjeje. Zgjidhja për këtë është t’i kushtoni vëmendje sasisë që po konsumoni. Pra, kafeja mund t’ju lodhë nëse keni pirë mjaftueshëm duke u bërë tolerantë.

Prodhimi i adenozinës mbetet i njëjtë

Ky është një kimikat që është pjesë e sistemit nervor për rregullimin e cilkit të gjumit. Ndërsa jemi zgjuar, sasia e adenozinës rritet dhe kur flemë zvogëlohet. Normalisht, kafeja e pengon trurin të marrë këtë kimikat, por prodhimi nuk ndalet, ndaj krijohet një tepricë në trup dhe kjo bën të ndihemi shumë të lodhur. /abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!