3 arsye pse burrat ikin nga një lidhje serioze

schedule14:44 - 29 Mars, 2022

schedule 14:44 - 29 Mars, 2022

Çfarë do të thotë kur ai ju thotë se nuk dëshiron një lidhje serioze? Duhet të prisni se gjërat do të ndryshojnë apo të vazhdoni përpara? Shpesh ndodh që kur takoni një mashkull që ju pëlqen, kaloni kohë bashkë dhe nuk do të hedhë një hap më tej. Pse ndodh kjo?

Nuk do një marrëdhënie serioze

Ai thjesht nuk dëshiron asgjë serioze. Ai ju pëlqen dhe i pëlqen të kalojë kohë me ju, por kjo nuk duhet të quhet marrëdhënie. Ai dëshiron gjithçka përveç lidhjes dhe seriozitetit. Kjo arsye në dukje është e thjeshtë, por në fakt e ndërlikuar dhe rrjedh nga rrethana të ndryshme, jo aq dytësore dhe kryesisht për shkak të marrëdhënieve të gjata, përvojave të këqija dhe papjekurisë.

Frika

Ndoshta ai thjesht ka frikë se gjithçka do të ndryshojë në momentin që do të zyrtarizohet. Jemi të vetëdijshëm se çdo gjë merr një dimension tjetër kur ndryshojnë rrethanat. Në momentin që do të jeni në një lidhje do e telefononi më shumë, do kërkoni shumë informacione, do ju duhet të dilni bashkë në evente të ndryshme dhe ai nuk e dëshiron këtë.

Pasiguria

Një arsye tjetër është pasiguria. Ai mund të mos jetë i sigurt për ndjenjat e tij për ju dhe nuk di si të veprojë ose si të ndalojë gjithçka që filloi. /abcnews.al