Sondazh

15 vite nga vrasjet në Bulevard, mendoni do ketë drejtësi për 21 janarin?

Loading ... Loading ...
 

2900 hektar të përmbytura në Shkodër, 550 ha mbeten ende nën ujë në Lezhë

schedule16:06 - 18 Dhjetor, 2022

schedule 16:06 - 18 Dhjetor, 2022

Shkarkimet nga Hidrocentrali i Vaut të Dejës u ndërprenë të shtunën në mesditë, por sipërfaqet e përmbytura në Qarkun e Shkodrës janë të mëdha. Emergjencat civile raportojnë për rreth 2.900 hektarë tokë nën ujë, me një rënie prej 100 ha në krahasim me ditën e shtunë.

155 banesa dhe stalla kanë prezencë uji në oborre. 2 shtëpi në Obot kanë prezencë uji në katet e para. Rruga e Obotit është ende e pakalueshme. Nga 1 metër niveli i ujit ka rënë në 50 cm. E pakalueshme është dhe rruga Darragjat-Shirq në njësinë administrative Dajç.



Banorët lëvizin me varka dhe mjetet e ushtrisë. Ujësjellësi Oblika 1 dhe Oblika 2 vazhdojnë të jenë jashtë funksionit. Në Qarkun e Lezhës 550 ha tokë janë ende të përmbytura, ndonëse nuk ka pasur reshje shiu. Kuotat e lumit Drin, Mat dhe Gjadër janë ulur në kuota normale

Hidrovori i Balldrenit, Tales dhe Shllinza janë në punë. Në Bashkinë Kurbin dhe Mirditë nuk raportohen probleme. /abcnews.al

 

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!