29 shkurti “ruan” stinët/ Vitet e brishta garantojnë rregullin stinor

schedule23:07 - 29 Shkurt, 2024

schedule 23:07 - 29 Shkurt, 2024

Ky shkurt është pak më i gjatë se zakonisht, përmbyllet me datë 29 qe është Dita e brishtë. Viti 2024 nuk kam 365 ditë, por 366.

Por perse ekzistojnë vitet e brishta?

Koha që i duhet tokës për tu rrotulluar rreth dielli nuk përkthehen në një numër të barabartë ditësh, por në 365 ditë, 5 orë, 48 minuta dhe 46 sekonda. Në mënyrë që të ketë një ndarje të barabartë, çdo katër vite shtohet një ditë e plotë dhe ky vit i katërt quhet vit i brishtë.

Në vitin 46 para Krishti, perandori romak Jul Cezari propozoi kalendarin Julian, por viti mesatar në kalendarin Julian ishte ende 11 minuta e 14 sekonda më i gjatë se viti diellor, kështu që gabimet kalendarike filluan të grumbulloheshin. Kisha katolike e kishte te vështirë të vendoste datën e pashkëve. Në vitin 1582, papa gregori i 13 propozoi kalendarin Gregorian që përdoret edhe sot e kësaj dite, ku eliminoi 10 dite shtesë

Por çfarë do të ndodhte nëse ne nuk do të përdornim kalendarin Gregorian?

Me kalimin e shekujve, një kalendar pa vite të brishta do të bëhej krejtësisht i pa sinkronizuar me stinët siç i njohim ne.

Deri në vitin 2028, kalendari është zhvendosur përpara 1 ditë. Nëse solstici dimëror është 21 dhjetori, data e re do të ishte 22 dhjetori. E njëjta gjë do të ndodhte dhe me solsticin veror, nga 20 qershor ne 21.

Deri në vitin 2053, kalendari është zhvendosur përpara 7 ditë.

Ne vitin 2148, viti do të zhvendosej para me 30 ditë.

Deri në vitin 2396, kalendari është zhvendosur përpara 90 ditë. Dhe në vitin 2777, kalendari është zhvendosur përpara 182 ditë. Solstici dimëror nga 21 dhjetori, do te ishte 21 qershori. Ndërsa data e re e solsticit veror do të ishte 20 dhjetori.

Që do të thotë brenda 7 shekujve, muajt tradicional te verës do ti jetonim në dimër, dhe ata të dimrit në verë.

/abcnews.al/

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!