Një 28-vjeçare ka bërë histori në Emiratet e Bashkuara Arabe, duke u bërë astronautja e parë femër në vend.
Noura Al-Matrooshi është një nga dy astronautët e rinj në programin e astronautëve të Qendrës Hapësinore Mohammed Bin Rashid (MBR) të Emirateve të Bashkuara Arabe, njoftoi në Twitter nënkryetari dhe Kryeministri i Emirateve të Bashkuara Arabe Sheik Mohammed bin Rashid Al Maktoum.
Ajo u zgjodh së bashku me Mohammed Al-Mulla, mes 4,000 kandidatëve që aplikuan për programin, tha Sheik Mohammed.
Astronautja ka lindur në 1993 dhe është e diplomuar për inxhinieri mekanike në Universitetin e Emirateve të Bashkuara Arabe. Ajo punon si inxhiniere në një kompani kombëtare nafte.
Al-Mulla, i lindur në 1988, është një pilot komercial dhe punon si pilot për Policinë e Dubait.
Të dy të rinjtë do të stërviten me NASA-n për eksplorimin e hapësirës në të ardhmen, tha Sheik Mohammed./e.b-abcnews.al