28 vite në timonin e një urbani, kush është shqiptarja e parë shofere në Maqedoninë e Veriut

schedule11:30 - 20 Shtator, 2021

schedule 11:30 - 20 Shtator, 2021

Makfire Shakiri është shqiptarja e parë shofere në Maqedoninë e Veriut. Ajo ka 28 vite në timon dhe konsiderohet si gruaja që theu tabutë.

Në një lidhje me “Abc e Mëngjesit”, Makfire tregoi se të qënurit shofere ka qenë dëshira e saj që nga fëmijëria dhe e ka realizuar falë shumë vështirësive.

“Ishte një dëshirë e imja që nga fëmijëria ime, i doja shumë autobusat dhe rritesha unë dhe rriteshe edhe dëshira. Më në fund e vendosa, por rruga ishte shumë e vështirë deri këtu. Është vështirë të punësohet këtu ku jam unë, mirëpo ja dola”.

Ajo theksoi se ka përkrahjen e të gjithë familjes, pasi të drejtosh urbanin çdo ditë do shumë sakrificë.

“Kam pasur përkrahjen e prindërit, babait tim që nuk është më mes nesh. Më kanë përkrahur shumë. Nuk kam pasur probleme fare. Më kanë thënë që është punë e vështirë dhe ashtu është punë me përgjegjësi të madhe”./abcnews.al

 

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!