Njerëzit nga e gjithë bota dhuruan para për 9-vjeçarin me nanizëm, familja bën gjestin e rrallë me to

schedule08:23 - 28 Shkurt, 2020

schedule 08:23 - 28 Shkurt, 2020

Videoja e një djaloshi me nanizëm i cili qante dhe thoshte se do të vriste veten pasi e tallnin, bëri xhiron e internetit .

Videoja e tij u publikua nga  e ëma, e cila kërkonte ndihmë për të duke dhënë mesazhin për t’i dhënë fund bullizmit.

Videoja bërin xhiron e rrjetit dhe të shumtë ishin ata që mbështetën vogëlushin shkruan FOX 10.

Për Quaden  edhe një llogari  bankare ku njerëzit mund të transferonin para në mënyrë që t’i mundësonin vogëlushit një udhëtim për në “Disneyland”.

Tashmë janë mbledhur me mijëra dollarë dhe familjes ju bë thirrje që të tërhiqte paratë.

Por, familja e Quaden ka bërë gjestin e veçantë duke mos i pranuar.

Mediat e huaja shkruajnë se ata nuk kanë pranuar shumë e mbledhur, pasi dëshirojnë që ato t’i japin për bamirësi tek njerëzit që kanë nevoja më të mëdha./abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!