27 vite nga dita e hundës së thyer, Luis Enrique më në fund ka shansin e “hakmarrjes”

schedule17:39 - 3 Korrik, 2021

schedule 17:39 - 3 Korrik, 2021

Mbrëmjen e së martës, më datë 6 korrik Spanja do të sfidojë Italinë në gjysmëfinale të Europianit dhe kjo do jetë një ndeshje mjaft speciale për Luis Enriquen, që me siguri do ketë ndjenja të përziera atë ditë.

Ai përballet thuajse pas 27 vitesh me Italinë, me të cilën u ndesh në 9 korrik 1994 dhe u mund me shifrat 2-1, si dhe theu hundën. Ky është një nga shkaqet që Enrique nuk do e harrojë asnjëherë atë ndeshje.

Që pas saj ai nuk ka pasur fatin të ndeshet me Italinë. Ai moment ndodhi në zonë dhe arbitri Tassoti akordoi nuk akordoi penallti, nën presionin e stadiumit të mbushur plot me italianë.

 

Tashmë duket se është koha e revanshit. Më në fund Enrique ka përballë Italinë, sigurisht në kushte tërësisht të tjera, por që sgurisht do provojë t’ua thyejë hundët, këtë herë sportivisht në fushë. /abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!