27 milion euro për sulmuesin e Argjentinës, Fiorentina bën “boom”

schedule15:27 - 23 Qershor, 2021

schedule 15:27 - 23 Qershor, 2021

Fiorentina është përforcuar me Nicolas Gonzalez, sulmuesin që po spikaste me Stuttgart dhe që është pjesë e kombëtares së Argjentinës.

Klubi italian ka paguar 27 milion euro për transferimin e sulmuesit të majtë dhe ka nënshkruar një kontratë 5-vjeçare me Gonzalez.

Futbollit 23-vjeçar ka luajtur më parë me Argentinos Jr, kurse në Gjermani numëron 79 ndeshje dhe 23 gola. Fiorentina pret shumë sezonin e ardhshëm nga Gonzalez. /abcnews.al