269 raste të reja dhe 7 viktima nga Covid në Maqedoni

schedule15:24 - 23 Dhjetor, 2021

schedule 15:24 - 23 Dhjetor, 2021

Shtatë persona kanë humbur jetën dhe 269 raste të reja janë konfirmuar me Covid nga 3 449 testime.

Ministria e Shëndetësisë njofton se rastet e reja janë konfirmuar në Shkup – 142, Manastiri – 17, Ohri – 16, Kavadari dhe Strumica nga 14, Prilepi – 13, Veles – 9, Shtipi dhe Resnja nga 7, Vallandova – 5, Tetova dhe Kriva Pallanka nga 4, Gjevgjelia dhe Negotina nga 3, Kumanova, Radovishi, Bogdanci dhe Demir Hisar nga 2, Sveti Nikolla, Berova dhe Krusheva nga 1.

Instituti për Shëndet Publik sot ka regjistruar 353 pacientë të shëruar nga koronavirusi.

Numri i përgjithshëm i personave të diagnostifikuar me COVID-19 në Maqedoni që nga fillimi i epidemisë është 222.333, mes të cilëve betejën me Covid e kanë fituar 209 291 qytetarë dhe kanë humbur jetën 7.868 të tjerë./abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!