Në 24 orët e fundit Meksika ka regjistruar 267 viktima nga koronavirusi.
Sipas autoriteteve numri i viktimave që nga fillimi i pandemisë ka arritur në 219, 590 humbje jete.
Gjithashtu Ministria e Shëndetësisë bëri me dije se në 24 orë janë shënuar 3, 090 raste të reja, duke e çuar numrin e përgjithshëm të të prekurve në 2, 317, 483 raste.
Ndërkohë autoritetet besojnë se numri i të vdekurve nga Covid në Meksikë, mund të jetë 60 % më e lartë se shifra e konfirmuar.
/abcnews.al/