Mesfushori dhe ylli i Arsenalit, Mesut Ozil, luajti dje ndeshjen e tij të 250-të me fanellën e “Topçinjve”. Gjermani e nisi si titullar takimin kundër Burnley, por nuk arriti të ndihmojë skuadrën e tij të marrë më shumë se një barazim 0-0.
Pas ndeshjes, Ozil ka shkruar një mesazh për tifozët e Arsenalit në rrjetet e tij sociale: “Dje luajta ndeshjen time të 250-të për Arsenalin. Kemi kaluar shumë ulje-ngritje së bashku, por kurrë nuk jam penduar për zgjedhjen që kam bërë kur firmosa këtu.
Faleminderit të gjithëve për mbështetjen tuaj të pandalshme”, shkroi turko-gjermani. Ozil është futbollisti më i ndjekur në rrjetet sociale tek Arsenali, si dhe lojtari më i paguar në Premier League. 30 vjeçari përfiton 350 mijë sterlina në javë dhe kontrata e tij skadon në verën e vitit 2021./abcnews.al
Yesterday I’ve played my 250th game for @Arsenal. We’ve had many ups and downs together, but I’ve never regret my decision to join this club. Thank you for all your support day in and day out ❤?? #YaGunnersYa #M1Ö pic.twitter.com/2hGCMDUOgG
— Mesut Özil (@MesutOzil1088) February 3, 2020