250 milion euro për Interin, gazeta italiane zbulon tratativat e fundit

schedule13:19 - 5 Mars, 2021

schedule 13:19 - 5 Mars, 2021

Suning Group duhet të gjejë një zgjidhje për të zgjidhur probleme financiare që Interi ka. Ofertat për grupin financiar kinez janë disa, e fundit nga Fortress që ofron 250 milion euro në dy këste, për të marrë një pjesë të aksioneve.

Kështu Suning do të kishin sërish komandën. Gazeta ekonomike, “Il Sole 24 ore” raporton se veç Fortress të njëjtën ofertë e ka bërë edhe Bain Capital Credit. Pronarët e Interit po e mendojnë mirë dhe mund ta marrin në konsideratë ofertën e Fortress.

BC Partners janë gjithashtu të interesuar për të blerë Interin dhe ata e kanë konfirmuar diccka të tillë. Ata ofrojnë 700-800 milion euro për shumicën e aksioneve, por Suning Group nuk është bindur nga propozimi i tyre. /abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!