250 milion euro investime, Çausoglu: Lidhje të forta me serbët, Erdogan dhe Vuçiç, raporte vëllazërore

schedule11:25 - 31 Gusht, 2021

schedule 11:25 - 31 Gusht, 2021

Ministri i Jashtëm i Turqisë, Mevlut Çausoglu gjendet sot për një vizitë zyrtare në Serbi, gjatë së cilës nuk i ka kursyer lëvdatat për popullin dhe drejtuesit serb. Mediat serbe raportojnë se Çausoglu theksoi se mes turqve dhe serbve ka lidhje të forta kulturore dhe historike, të cilat i afrojnë mjaft popujt respektivë, ndërsa vlerësoi marrëdhëniet vëllazërore mes Vuçiçit dhe Erdoganit sipas tij.

Shefi i diplomacisë turke njoftoi gjithashtu edhe vizitën e Vuçiçit në Ankara gjatë muajve në vijim, në kuadër të përgatitjes së Samitit të Bashkëpunimit, gjatë të cilit pritet të nënshkruhen një mori marrëveshjesh ekonomike.

Lexo edhe: Serbia planifikon të armatoset rëndë, blen dronët e fuqishëm në Turqi

Turqia dhe Serbia patën një volum shkëmbimesh tregtare prej 1.5 miliard euro gjatë vitit të shkuar, ndërsa bizneset turke kanë investuar vitin e fundit 250 milion euro në Serbi.

Turqit janë bërë gati t’u shesin serbve edhe dronët e tyre “Bayraktar TB2”, të cilat Vuçiç është shprehur se do t’i marrë për të rritur sigurinë e Serbisë duke patur sy synim pikërisht Kosovën dhe Kroacinë. /abcnews.al