250 mijë $ në lojë, Kaçi-Spahiu në Kampionatin Botëror të Bilardos

schedule16:39 - 21 Prill, 2021

schedule 16:39 - 21 Prill, 2021

Eklent Kaçi, fitues me ekipin e Europës në Mosconi Cup, do të jetë pjesë e Kampionatit Botëror të Bilardos, së bashku me Besar Spahiun, që do të zhvillohet në periudhën 9-14 maj në Milton Keynes në Britaninë e Madhe.

Djaloshi nga Laçi është një nga emrat më të mëdhenj të bilardos në ditët e sotme, vjet madje kampion Europe në disiplinën 8-Ball. Kaçi-Spahi morën pjesë edhe vjet në Botërorin e Bilardos, teksa eliminuan Rusinë.

Dyshja e Shqipërisë u mund më pas nga Filipinet, që shkuan deri në finale dhe u mundën nga Albin Ouschan dhe Mario He, kampionët në fuqi. Ata kanë misionin ta mbrojnë trofeun dhe nuk do të jetë e lehtë.

Filipinet, tre herë kampionë bote në bilardo, përfaqësohen nga Jeff De Luna dhe Roberto Gomez, SHBA nga Skyler Woodward dhe Billy Thorpe, kurse Britania e Madhe A nga dyshja e njohur Jayson Shaw dhe Chris Melling.

Sikurse kuptohet, Kampionati Botëror i Bilardos pritet të jetë mjaft interesant dhe do të transmetohet në Sky Sport dhe DAZN. Në këtë turne marrin pjesë 32 çifte dhe luhen përballje me eliminim direkt, ndërkohë që shpërndahen në total 250 mijë dollarë. /abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!