Presidenti i Republikës, Ilir Meta, ka përkujtuar 25 vjetorin e tragjedisë së Otrantos. Me anë të një postimi në Facebook, Meta shkruan se është tragjike kur sheh që eksodi i shqiptarëve vazhdon edhe sot.
Sipas tij të gjithës duhet të bëjnë përpjekje për të ndalur këtë që po ndodh, ku çdo ditë qindra shqiptarë largohen nga vendi.
Postimi i Metës:
?? Në 25-vjetorin e Tragjedisë së Otrantos, përkujtojmë me dhembje jetët e humbura në përpjekjet dëshpëruese për të gjetur një të ardhme më të mirë larg Shqipërisë.
Për fat të keq, ndonëse në forma të tjera, eksodi i pandalshëm i shqiptarëve po vazhdon ende edhe sot, me ritme alarmuese, aq sa shpopullimi vijon të jetë drama më e madhe, që po i ndodh vendit.
Të bëjmë të gjitha përpjekjet që nevojiten, me përgjegjshmëri, atdhetari dhe profesionalizëm, për të ndalur këtë fenomen tragjik dhe për t’u dhënë mundësi të reja, në veçanti të rinjve, për të ndërtuar të ardhmen e tyre të sigurt në Atdhe!