“25-vjeçarit iu mor jeta si të ishte lepur”, Rudina Magjistari: Dëmet e shkaktuara janë 0

schedule19:39 - 10 Dhjetor, 2020

schedule 19:39 - 10 Dhjetor, 2020

Të shumtë kanë qenë personazhet e njohur, që kanë reaguar për vrasjen e 25-vjeçarit Klodian Rasha, i cili u qëllua nga efektivi i policisë gjatë ndjekjes në zonën e Laprakës.

Më e fundit, është moderatorja Rudina Magjistari, e cila është shprehur në emisionin e saj se dëmet e shkaktuara dje nga protesta janë një 0 para jetës së djalit.

“Dëmet e shkaktuara nga protesta e ditës së djeshme janë një 0 krahasuar me atë që ka ndodhur 1 ditë më herët, me humbjen e jetës së pafajshme të një 25-vjeçari. Një djalë që praktikisht nuk kishte bërë asnjë gjë dhe iu mor jeta si të ishte një lepur. Nëse dikush për gjah dhe vret një lepur dhe ai do zemër, do një njeri të ndjeshëm i cili nuk do arrinte dot kurrë të bënte diçka të tillë, por një njeri tërësisht i pandjeshëm fare mirë nuk e bën absolutisht diferencën mes njeriut dhe një kafshe. Një gjest i tmerrshëm, një akt i dhunshëm, një akt i rëndë i cili ka prekur zemrat e të gjithëve, ka lënduar familjen në radhë të parë, i ka lënë një dhimbje të përjetshme e cila nuk do të shërohet kurrë dhe ka tronditur gjithë publikun shqiptar”, ka deklaruar moderatorja. l.k/abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!