“25 prilli”, Xhaferaj-maxhorancës: Ju keni pushtet, nga çfarë keni frikë që pengoni hetimet?

schedule12:26 - 29 Tetor, 2021

schedule 12:26 - 29 Tetor, 2021

Komisioni Hetimor për 25 prillin u shoqërua me debate edhe ditën e sotme. Kryetari i Komisionit Enkeljed Alibeaj, pranoi kërkesën e maxhorancës për të filluar shqyrtimin e rregullores nga e para, ndonëse një gjë e tillë është kontestuar nga anëtarët e opozitës.

Lexo edhe: “25 prilli”, komisioni hetimor në “ngërç” për rregulloren, Alibeaj: Duhet të bëjmë gjeste kalorsiake

Deputeti i PD Ferdinand Xhaferaj i kërkoi kryetarit Alibeaj që ta drejtojë më me korrektësi Komisionin dhe t’ia japë fjalën në mënyrë të paanshme pasi sipas tij po favorizon maxhorancën. Më tej Xhaferaj ju drejtua me tone të ashpra përfaqësuesëve të maxhorancës në Komision duke i pyetur se nga çfarë ka frikë që krijojnë “pengesa” sipas tij të paarsyeshme.

Faleminderit kryetar, por mua më vjen keq t’ju kujtoj që duhet të jeni më korrekt në drejtimin e Komisionit. Ka filluar mbledhja në orën 10:00 është ora 11:00 dhe nga kolegët e opozitës ka folur vetëm 3 minuta zoti Gaz Bardhi. Jemi 4 kolegë këtu dhe këtu ka folur vetëm zoti Bardi. E dyta do i lutesha zotit Naço kujdes me komentet, mos t’i paragjykojë gjërat. Ne e kemi pranuar që jemi në opozitë, ju keni fituar por në këtë Komision jemi me qëllimin të hetojmë si keni  fituar ju dhe pse jemi ne në opozitë. Nuk kuptoj një gjë, për çfarë keni frikë? Ju keni shtet, pushtet, institucionet, ato lokale, pse doni të na pengoni që të shkojmë t’i pyesim? Ju që keni fituar dhe i keni të gjitha nuk e kuptoj”, tha Xhaferaj.

Por në fund u arrit dakordësia mes palëve dhe u miratua rregullorja.

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!