“25 prilli”, komisioni hetimor në “ngërç” për rregulloren, Alibeaj: Duhet të bëjmë gjeste kalorsiake

schedule11:05 - 29 Tetor, 2021

schedule 11:05 - 29 Tetor, 2021

Komisioni për hetimin e zgjedhjeve të 25 prillit është futur në ngërç për shkak të rregullores. Në mbledhjen e  fundit mxhoranca u largua për shkak se kërkoi që në rend dite të futej  shqyrtimi i rregullores së komisionit, ndërsa sot kërkon që të nisë shqyrtimi i saj nga e para. Pas diskutimeve kjo kërkesë është pranuar nga kryetari i Komisionit Enkeljed Alibeaj, i cili vendosur që të fillojë shqyrtim i rregullores nga e para, ndonëse një gjë e tillë është kontestuar nga anëtarët e opozitës.

Debatet në komision:

Qefalia: Duhet kalur për votim procesverbali i mbledhjes së kaluar, s’mund ta nisim kështu mbledhjen pa e ditur çfarë keni bërë..

Alibeaj: Unë  ju thashë se ka një ngërç të vogël, ju thashë se është mungesë subjektive e sekretarisë, janë vetëm kërkesa ato që janë paraqitur nga deputetët. Në rendin e ditës do të jetë miratimi i procesverbalit.

Naço: Unë jam shumë dashamirës por duke qenë se do vazhdojmë te pika e tretë që shqyrtimi i rregullores, por pa lexuar procesverbalin s’mund të hedh fall se çfarë keni diskutuar ju mbledhjen e kaluar, e keni futur komisionin në rreth vicioz.

Alibeaj: Unë e sqarova, ska si të ketë asnjë lloj vendimmarrjeje, jemi vetëm në konstatim veprimesh fizile. Është e udhës ajo që thoni që me ezaurimin e pikës së tretë në zgjedhjet e ardhshme të kalojnë në vendimmarrje.

Naço: Hiqeni nga rendi i ditës pikën 3.

Alibeaj: S’mund ta heqim pikën 3 që është shqyrtimi i rregullores së brendshme, duhet ta ezaurojmë si pikë.

Bardhi: Procesverbali i mbledhjes së kaluar duhet por kjo është mungesë e administratës. Ata që zbardhin si japin shumë përparësi veprimtarisë së komisioneve hetimor. Për t’u kthyer te thelbi i asaj që kërkon Naço, duhet të jemi serioz. Herën tjetër keni kërkuar që kryetari të fuste në rend shqyrtimin e rregullores, kurse sot kërkoni të ta heqim nga rendi.

Ne se kemi shqyrtuar në rendin e ditës këtë pikë sepse ju nuk ishit. Kjo nuk më duket serioze nuk ka asnjë lidhje në gjykimin tim. Faktin që administrata s’ka bërë gati procesverbalin, ne s’do bëjmë ndonjë shpikje me rregullore, ju lutem kolegë të çlirojmë ngërçin e komisionit sepse kemi ngecur në një pikë që nuk bën asnjë arsye. Veprimtaria e komisionit nuk varet nga rregullorja. Janë rregullore të konsultuara të miratuara me konsensus në një praktikë 20 vjeçare të Kuvendit.

Naço: Ne bashkarisht e votuam në parim dhe kemi votuar deri te neni 4, ju  thoni kemi vajtur te neni 17. Meqë keni gabuar hidheni në votim me atë që thotë zoti Bardhi. Ne kemi kërkuar që ti të jesh kryetar jo komentator. Ju thoni keni humbur zgjedhjet na i vodhët, ne jemi këtu dhe hajde t’u tregojmë qytetarëve.

Alibeaj: Miratimi në tërësi ska ndodhur ajo pikë e ditës ka rënë në tërësi. Kur nuk votohet në tërësi e dimë të gjithë që bie. Ra për faktin që nuk shkoi deri në fund, kështu që ka rënë për këtë pikë. Ka rënë… Ju lutem kolegë që të mos humbasim kohë dhe të ecim, mua s’më vjen turp për asgjë sepse u mundova të bëja detyrën time por nuk u  votua. Ka rënë ajo pikë, sigurisht ne drejtëza paralele jemi këtu.  Lidhur me pikës e 3 të rendit të ditës ajo si pikë është ska si të mos jetë.

Naço: Pranojeni që keni gabuar dhe ta hedhim në votim e ta rrëzojmë…

Alibeaj: Meqë unë jam propozuesi e tërheq. Per ta zgjidhur ngercin, e terheq une, besoj që gjeste kalorsiake na duhet të bëjmë gjithsecili…  heqim fjalën vazhdim dhe fillon fjalia shqyrtimi i rregullores së brendshme të komisionit. /abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!