25 mungesa: River Plate në emergjencë, një mesfushor do luajë si portier

schedule15:58 - 19 Maj, 2021

schedule 15:58 - 19 Maj, 2021

Pandemia e koronavirusit ka goditur keq River Plate. 10 lojtarë të ekipit argjentinas munguan në derbin e zjarrtë ndaj Boca Juniors në çerekfinalen e Kupës së Argjentinës. Të gjithë pozitivë me Covid-19, situatë që u shfrytëzua nga “Xenezies”, të cilët kaluan në gjysmëfinale pas suksesit nga goditje e penalltive.

Skuadra e Marcelo Gallardos zbret sërish në fushë nesër në mëngjes (02:00). River do të presë në shtëpi kolumbianët e Santa Fe, takim i vlefshëm për Kupën Libertadores. Emergjenca e krijuar nga koronavirusi vazhdon.

25 lojtarë do të mungojnë për shkak të pandemisë dhe trajneri ka në dispozicion vetëm 12 futbollistë për takimin e radhës, nga të cilët asnjë portier. CONMEBOL nuk i ka dhënë leje “Los Millonarios” që të grumbullojnë dy portierë të tjerë.

Në kushte të tilla, Gallardo do të aktivizojë një mesfushor mes shtyllave. I përzgjedhuri është Enzo Perez. 35-vjeçari, i cili numëron 35 ndeshje me kombëtaren e Argjentinës, do të tentojë të mbajë të paprekur portën e Riverit përballë Santa Fe. /abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!