25 milionë ton grurë të bllokuara në Ukrainë, ministrat e Jashtëm të G7-ës mblidhen për sigurinë ushqimore

schedule08:51 - 13 Maj, 2022

schedule 08:51 - 13 Maj, 2022

Ministrat e Jashtëm të G7-ës do të mblidhen më vonë gjatë ditës së sotme në Gjermani për te diskutuar rreth sigurisë ushqimore. Kjo e fundit është një temë që është vendosur në qendër të vëmendjes që prej nisjes së luftës.

Ukraina është një nga eksportuesit më të mëdhenj në botë të drithërave si gruri dhe vaji i lulediellit. Megjithatë, vendi nuk po mund të eksportojë mallra për shkak të prezencës ruse në Detin e Zi.

Mungesa dhe rritja e çmimeve si pasojë i ka vënë në pozita të vështira, veçanërisht vendet në zhvillim pasi janë ndër më të varurit nga prodhimet ukrainase. Takimi i G7 do të përfshijë përfaqësues nga Britania e Madhe, Kanadaja, Gjermania, Italia, Franca, Japonia, SHBA-ja dhe Bashkimi Evropian. /abcnews.al/

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!