24-vjeçari shqiptar kapet me “shtëpi bari” në Spanjë, 820 bimët e kanabisit kundërmuan lagjen me erë

schedule17:55 - 3 Gusht, 2021

schedule 17:55 - 3 Gusht, 2021

Një 24-vjeçar shqiptar është vënë në prangat e policisë në Spanjë pasi është kapur me “shtëpi bari”.

Raportohet se 24-vjeçari po kujdesej për 820 bimë narkotike të cilat kishin arritur një lartësi prej 60 cm. Po ashtu në banesë i janë sekuestruar 203 transformatorë elektrikë, 150 llamba, gjashtë kondicionerë, gjashtë filtra të nxehtësisë si dhe dy aspiratorë.

Lidhur me këtë “shtëpi bari” policia kishte marrë dhjetëra ankesa për erën e rëndë të kanabisit.

“Era e pagabueshme e marihuanës dhe aktiviteti 24-orësh i makinave të kondicionimit ajror, i shtynë agjentët të hetojnë dhe përcaktojnë se kush qëndron pas plantacionit” kanë treguar burimet e policisë. /abcnews.al/

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!