24 viktima dhe mbi 700 të infektuar me Covid në Itali

schedule18:15 - 30 Qershor, 2021

schedule 18:15 - 30 Qershor, 2021

Gjatë 24 orëve të fundit në vendin fqinj në Itali janë konfirmuar të infektuar me Covid 776 raste të reja nga 185 016 testime të kryera në orët e fundit.

Në raportin e fundit ministria e Shëndetësisë ka bërë me dije se kanë humbur jetën 24 persona.

Ndërkohë është vënë re një ulje e numrit të pacientëve të shtruar në spitale, ku gjatë orëve të fundit betejën me Covid e kanë fituar 3 135 qytetarë.

Nga fillimi i pandemisë e deri më tani numri i përgjithshëm i infeksioneve ka shkuar në 4,259,909 persona mes të cilëve kanë humbur jetën 127,566 qytetarë.e.su./abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!